Sport

Edhe ambienti i futbollit nuk i shpëton fenomenit Big Brother: “Balaj 10 mijë euro për Luizin? Më mirë jepjani të varfërve, jo këtij që e rref gruaja!”

Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare Klas Gjasula, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin.

30 Mars 2023, 21:04 Nga DOSJA
Edhe ambienti i futbollit nuk i shpëton fenomenit Big Brother: “Balaj

SHKODER - Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm, ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij e Luiz Ejllit banori i Big Brother që është shndërruar në një fenomen. Një shumë e konsiderueshme, që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality show krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare Klas Gjasula, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit, thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin. Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante: “Shkoni jepjani fukarait, që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Siç shihet vorbullës së këtij reality show nuk i ka shpëtuar as familja e tij, ku babai i tiji duket se është kundër protagonistit kryesor.

B.T (Dsoja.al)

Sondazh

Poll