Sport

Napoli, kryebashkiaku Manfredi: "Festa e ‘Scudettos’ më 4 qershor"

Në qytet ka frikë për rendin publik dhe gjithashtu nga pikëpamja shëndetësore

30 Mars 2023, 20:56 Nga DOSJA

Napoli, kryebashkiaku Manfredi: "Festa e ‘Scudettos’ më 4

ITALI - Nisur nga avantazhi i mrekullueshëm ndaj rivalëve më të afërt, e vetmja gjë që mungon është matematika për të festuar një ‘Scudetto’ që mungon prej 33 vitesh dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar në Napoli. 

Organizimi i festimeve zhvillohet në dy linja: festën spontane në ditën e sigurisë aritmetike dhe festën e organizuar në fund të kampionatit, në të cilën po lëvizin Bashkia dhe Prefektura. 

“Është e qartë se nga njëra anë do të ketë një festë spontane, një entuziazëm spontan në të cilin ka qartë problemin e rendit publik dhe gjithashtu edhe të përgjegjësisë së qytetarëve,- shpjegoi kryebashkiaku Gaetano Manfredi, - nga ana tjetër është festa e madhe që ndoshta do të jetë 4 qershori, e cila për një zgjedhje të bërë nga ana ime, do të jetë një festë policentrike për të përfshirë të gjithë qytetin dhe do të ketë një skenë në çdo Bashki si dhe atë qendrore në Piazza Plebiscito”.

Festa e kampionatit do të jetë e blinduar. Kjo konfirmohet nga prefektura e Napolit ku po zhvillohen takime dhe samite për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit të sigurt të festimeve. Në Piazza Plebiscito do të ketë një numër të kufizuar. 

Napoli, kryebashkiaku Manfredi: "Festa e ‘Scudettos’ më 4

Ngjarja kryesore e festimeve do të jetë në brigjet e Pallatit Mbretëror, por pranimet do të jenë të kufizuara. Po mendojmë për një sistem rezervimesh dhe për të shpërndarë festën edhe në vende të tjera të qytetit. 

Nga ana e institucioneve ekziston një frikë e madhe për rendin publik. Forcat e rendit me rroba civile do të vendosen në pikat e nxehta. Frika është ajo e rritjes së grabitjeve, por edhe e gjakderdhjes, duke qenë se është e pazakontë që ngjarje të ngjashme të shfrytëzohen për të larë hesapet. 

Pastaj është edhe aspekti shëndetësor për t'u marrë parasysh: me rrugët e mbushura me njerëz që festojnë, ekziston frika se automjetet e urgjencës nuk mund të funksionojnë. Për më tepër, ka dyshime për menaxhueshmërinë, në rastet e emergjencave të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, nëse shërbimi do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesën. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll