Bota

Arrestimi i gazetarit në Rusi! "Wall Street Journal" mohon akuzat për spiunazh: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij

Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

30 Mars 2023, 15:19 Nga A.B
Arrestimi i gazetarit në Rusi! "Wall Street Journal" mohon akuzat
Gazeta

SHBA- Wall Street Journal "mohon me forcë" akuzat për spiunazh kundër gazetarit të tyre, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar nga shërbimi federal i sigurisë ruse (FSB). Në një deklaratë publike, media e njohur kërkon lirimin e menjëhershëm të Evan, duke shtuar se nuk ka kryer asnjë akt për të cilin akuzohet.

Deklarata: Wall Street Journal mohon me forcë akuzat nga FSB dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të reporterit tonë të besuar dhe të përkushtuar, Evan Gershkovich.

Ne qëndrojmë në solidaritet me Evan dhe familjen e tij.

Po çfarë ndodhi?

Gazetari i Wall Street Journal u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich "po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus". 

Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

 

evan gershkovich arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll