Bota

Putin e pranon: Sanksionet e vendosura kanë ndikim negativisht në ekonomi

Kryeqytetet perëndimore kanë vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Moskës pasi presidenti Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë më shumë se një vit më parë

30 Mars 2023, 09:32 Nga I.A
Putin e pranon: Sanksionet e vendosura kanë ndikim negativisht në
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin pranoi të mërkurën se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë mund të sjellin pasoja "negative" për vendin, pasi këmbënguli se Moska po përshtatej me gjobat.

“Sanksionet e vendosura kundër ekonomisë ruse në afat të mesëm mund të kenë vërtetë një ndikim negativ”, tha Vladimir Putin në një takim televiziv me qeverinë.

Kryeqytetet perëndimore kanë vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Moskës pasi presidenti Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë më shumë se një vit më parë. Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia po përballon breshërinë e sanksioneve ekonomike, të cilat në veçanti synonin eksportet e saj të naftës dhe gazit.

Udhëheqësi rus tha të mërkurën se papunësia në vend mbetet në nivelin më të ulët historik, ndërsa inflacioni pritet të ulet nën katër për qind deri në fund të marsit, pasi u rrit në pranverën e vitit të kaluar. Ai shtoi megjithatë se kthimi në një trajektore rritjeje nuk duhet të na bëjë të ndihemi të relaksuar.

“Duhet të mbështesim dhe forcojmë trendet pozitive në ekonominë tonë, të rrisim efikasitetin e saj, të sigurojmë sovranitet teknologjik, personel dhe financiar”, tha ai.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll