Sport

Për të shuar ‘zjarrin’, kryeministri Mitsotakis i kërkon presidentit Ceferin gjyqtarë elitarë për në fazën e ndeshjeve të “play-off”-it…

Kryeministri Mitsotakis ka folur në telefon me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe ka ngritur drejtpërdrejt çështjen se çfarë po ndodh me arbitrimin në ndeshjet e ligës greke të futbollit, i cili rrezikon të hidhet në erë.

30 Mars 2023, 14:02 Nga DOSJA
Për të shuar ‘zjarrin’, kryeministri Mitsotakis i

GREQI - “Termometri” në futbollin grek ka rënë nën vijën e kuqe, pas arbitrimit të keq që u zhvillua në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Superligës, si dhe takimit të “të mëdhenjve” të futbollit grek, me Takis Baltakos. 

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, thuhet se ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme, duke komunikuar me Alexander Ceferin.

Sipas botimit të sotëm të gazetës “Ta Nea”, Kyriakos Mitsotakis ka kontaktuar me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, duke kërkuar ndihmën e tij, për të gjykuar në ndeshjet e ‘play-off’-it të Superligës nga arbitrat e huaj të kategorisë Elite.

Më konkretisht, në botimin e “News”, thuhet se “... Zoti Mitsotakis vendosi të ndërhyjë në mënyrë drastike, pas asaj që po ndodh. Ai ka folur në telefon me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe ka ngritur drejtpërdrejt çështjen se çfarë po ndodh me arbitrimin në ndeshjet e ligës greke të futbollit, i cili rrezikon të hidhet në erë.

Sipas burimit në fjalë, kryeministri ka kërkuar që zoti Ceferin të dërgohej në Greqi, për të drejtuar ndeshjet vendimtare, për fatin e ligës, ‘play-off’ të Superligës, arbitra nga elita e gjykimit europian, në mënyrë për të siguruar mbarëvajtjen e kampionatit.

Presidenti i UEFA-s, gjithmonë sipas të njëjtit burim, vlefshmëria e të cilit nuk mund të vihet aspak në dyshim, njohu problemin që është krijuar sidomos pas arbitrimeve të fundit nga arbitrat e huaj dhe u zotua se do të përpiqet të përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme drejt kërkesës së pjesës së shëndoshë të futbollit grek... Pra në pritje. Festë e shkurtër për të dielën...”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll