Sport

Modric dhe Ceballos janë ende në pritje të një telefonate nga Real Madrid...

Dy lojtarët kanë prioritet qëndrimin në Real Madrid, por për momentin, klubi nuk po bën një lëvizje

30 Mars 2023, 10:48 Nga DOSJA
Modric dhe Ceballos janë ende në pritje të një telefonate

SPANJE - Real Madrid ka shtatë lojtarë, kontrata e të cilëve përfundon më 30 qershor dhe për momentin nuk ka asnjë lajm për këto rinovime. Ata shtatë lojtarë janë Benzema, Kroos, Modric, Ceballos, Marco Asensio, Naço dhe Mariano. Nga të gjithë këta, i vetmi që do të largohet është Mariano, ndërsa vazhdimësia e pjesës tjetër është ende në ajër. 

Prioriteti i klubit është që Benzema të vazhdojë dhe janë dy lojtarë që janë të shqetësuar për situatën aktuale. Ata dy futbollistë janë Ceballos dhe sidomos Modriç. Të dy kanë prioritet qëndrimin te Real Madridi dhe janë në pritje të thirrjes nga bardhezinjtë, por për momentin, kjo thirrje nuk ka ndodhur dhe ky fakt ka vënë në gatishmëri Ceballos dhe Modric.

Dy lojtarët e kanë të qartë se do të presin Real Madridin deri në momentin e fundit, por nëse shohin që klubi ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje, do të nisin të kërkojnë një ekip të ri. Ofertat nuk mungojnë për asnjërin prej tyre, por tani për tani po i lënë në pritje për të pritur Real Madridin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll