Sport

Trajneri malazez Delibasic, në luftë për jetën kundër një tumori në tru...

Ish-sulmuesi dhe trajneri, 41-vjeçar, i cili ishte kampion në sezonin 2004/05, tashmë i është nënshtruar një operacioni.

30 Mars 2023, 11:15 Nga DOSJA
Trajneri malazez Delibasic, në luftë për jetën kundër

MALI I ZI - Andrija Delibasic, një ish-sulmues malazez që luajti për Benfikën në sezonin 2004/2005, duke qenë kampion, po lufton me një tumor në tru, shkruan shtypi malazez.

Ish-lojtari 41-vjeçar tashmë është operuar me sukses dhe aktualisht është në proces rikuperimi nga operacioni.

Delibasic, trajneri aktual i FK Mornar Bar, në divizionin e parë të Malit të Zi, e përfundoi karrierën e tij futbollistike në vitin 2015.

Ai luajti në Benfica si huazim nga Maiorca, në vitin 2005, luajti vetëm 10 ndeshje dhe sezonin pasues u huazua nga i njëjti klub te Sp. Braga. Pas një periudhe në ligën greke, ku përfaqësoi AEK-un.

Në vitin 2016/2017 ai filloi karrierën e tij si trajner te Partizani (klubi ku u diplomua dhe filloi të spikaste), si asistent, ndërsa aktualisht është kryetrajner në FK Mornar Bar (kategoria e parë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll