Sport

Arteta e pranon se ka kopjuar Guardiolan...

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se ka kopjuar një taktikë nga trajneri i tij i vjetër, Pep Guardiola.

30 Mars 2023, 12:19 Nga DOSJA
Arteta e pranon se ka kopjuar Guardiolan...

ANGLI - Spanjoli Mikel Arteta ka qenë asistent te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës, përpara se të merrte përsipër detyrën e trajnerit të Arsenalit.

Kësisoj ai pranon se përdorimi i Oleksandr Zinchenko, një nënshkrim nga City gjatë verës, është i ngjashëm me mënyrën, se si Guardiola ka përdorur Phillip Lahm te Bayern Munich.

“Filloi kur isha te Barcelona, ne luanim një diamant 3-4-3 dhe një nga mbrojtësit e krahut luante atje”,- ka shpjeguar fillimisht vendosjen taktike spanjoli.

“Por, Pep e ka bërë këtë vendosje te Bayern për herë të parë me Phillip Lahm dhe më pas u zhvillua në City, me mënyra të ndryshme për ta bërë këtë me lojtarë të ndryshëm.

Eshtë gjë e mrekullueshme, që ju mund të merrni gjatë kohës gjëra nga sportet e tjera, trajnerë të tjerë, për ta bërë veten më të mire. E rëndësishme është për të evoluar dhe për të qenë më mirë”,- përfundoi Arteta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll