Sport

Brazili ‘sulm’ nga të katër anët Ancelottit, caktohet data e takimit dypalësh...

Federata braziliane është e interesuar për Carlo Ancelottin si pasues të Tite dhe sipas raportimeve në vend, presidenti i CBF ka planifikuar tashmë një takim me trajnerin italian në prill.

30 Mars 2023, 13:32 Nga DOSJA
Brazili ‘sulm’ nga të katër anët Ancelottit, caktohet

BRAZIL - Drejtuesit e futbollit brazilian po lëviz aktivisht për të “mbyllur” marrëveshjen me Carlo Ancelottin për postin e trajnerit të kombëtares, pasi vendi i Selecaos e ka kthyer gjithë vëmendjen te italiani dhe se çfarë do të ndodhë më pas me të te Real Madrid.

Trajneri me shumë eksperiencë është dëshira e flaktë e presidentit të CBF, Ednaldo Rodríguez, i cili e pranoi publikisht më herët dhe tani, po përgatitet ta takojë vetë trajnerin e Real Madridit për ta bindur të nënshkruajë për Seleçãon!

Siç raporton gazetarja Renata Fan dhe transmeton “Marca”, të dy palët kanë caktuar një takim për më 6 prill, kur drejtuesit e federates braziliane do t'i prezantojë Ancelottit më në detaje rreth planit të saj, pas përfundimit të epokës së Tites.

“Nuk është një ëndërr iluzive, është një mundësi shumë serioze për Brazilin. Ata duan një trajner me përvojë, që di të fitojë, siç ka bërë shumë herë Ancelotti në Europë. Kur flasin për të në Brazil, mendojnë për një trajner jashtëzakonisht të suksesshëm”,- tha ndër të tjera gazetarja braziliane.

Kujtohet se Ancelotti është i lidhur me një kontratë me Realin edhe për një vit, deri në verën e vitit 2024, pengesë, e cila duket e lehtësisht e kapërcyeshme, nëse palët bien dakort për tëp nisur një aventurë të re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll