Sport

Robinhos i sekuestrohet pasaporta, pritet arrestimi në Brazil, për kryerjen e dënimit

Ish-sulmuesi brazilian u dënua me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në Milano në vitin 2013.

30 Mars 2023, 11:00 Nga DOSJA
Robinhos i sekuestrohet pasaporta, pritet arrestimi në Brazil, për

BRAZIL - Robinho dorëzoi pasaportën të mërkurën, pasi ministri Francisco Falcão javën e kaluar urdhëroi sekuestrimin e dokumentit.

Në tetor, Italia kishte kërkuar ekstradimin e ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Milanit, të cilit i është ndaluar të largohet nga Brazili, pas dënimit të tij për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në Milano në vitin 2013.

Robinho, sipas hetimeve, detyroi një grua, në atë kohë 23-vjeçare, të pinte derisa të humbiste ndjenjat dhe më pas e detyroi atë, me një grup miqsh, të kryente marrëdhënie seksuale në dhomën e zhveshjes së një klubi nate pa mundur të rezistonte.

Ngjarjet ndodhën në kohën kur futbollisti ishte nën kontratë me Milanin, ku ishte për katër sezone (2010-2014). Gjykata e Lartë italiane vendosi në formë të prerë dënimin nëntëvjeçar të dhënë nga Gjykata e Milanos dhe të lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Përveç Robinhos, miku i tij Ricardo Falco, i dënuar gjithashtu me nëntë vjet burg në Itali dhe katër burra të tjerë të paidentifikuar ishin përfshirë në përdhunim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll