Sport

VIDEO/ Tjetër sukses i skiatorëve kuqezi, Denni Xhepa shpallet kampion i Ballkanit...

Nesër do të zhvillohet gara e Sllallomit, ku skijimi shqiptar pret një tjetër rezultat të madh nga Denni.

30 Mars 2023, 12:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Tjetër sukses i skiatorëve kuqezi, Denni Xhepa shpallet kampion

BULLGARI - Një lajm i mirë dhe një tjetër sukses për skiatorët shqiptarë. Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani, në Bansko te Bullgarise.

Skiatori kuqezi ka bërë një super garë në disiplinën e Sllallomit Gjigand, duke lënë pas dy bullgarët Kamen dhe Kalin Zlatkov.

Një sukses që tregon edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që Denni po kalon këtë sezon.

Nesër do të zhvillohet gara e Sllallomit, ku skijimi shqiptar pret një tjetër rezultat të madh nga Denni.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll