Bota

Rusia ndalon ndarjen e informacionve me SHBA-në për testimin e raketave

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Moska ka ndalur të gjitha shkëmbimet e informacionit me Uashingtonin pasi më parë pezulloi pjesëmarrjen e saj në paktin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në.

29 Mars 2023, 17:01 Nga a.l
Rusia ndalon ndarjen e informacionve me SHBA-në për testimin e
Raketa

RUSI- Një diplomat i lartë i Moskës ka njoftuar se Rusia ka ndaluar çdo lloj infoRmacioni që lidhet me testet raketore, SHBA-së. Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Moska ka ndalur të gjitha shkëmbimet e informacionit me Uashingtonin pasi më parë pezulloi pjesëmarrjen e saj në paktin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në.

Së bashku me të dhënat për gjendjen aktuale të forcave bërthamore të vendeve të lëshuara në mënyrë rutinore çdo gjashtë muaj në përputhje me traktatin, palët gjithashtu kanë shkëmbyer paralajmërime paraprake për lëshimet e provave. Njoftime të tilla kanë qenë një element thelbësor i stabilitetit strategjik për dekada, duke i lejuar Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të interpretojnë saktë lëvizjet e njëra-tjetrës dhe të sigurohen që asnjëri nga vendet të mos gabojë një lëshim provë me një sulm raketor, shkruajnë mediat e huaja. 

Përfundimi i paralajmërimeve për testimin e raketave shënon një tjetër përpjekje të Moskës për të dekurajuar Perëndimin që të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën duke treguar arsenalin masiv bërthamor të Rusisë. Ditët e fundit, Presidenti Vladimir Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin e aleatit të Moskës, Bjellorusisë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll