Bota

Ndërtesat u bënë 'shesh me tokën' nga tërmeti, arrestohen 247 persona në Turqi, në hetim 1552 të tjerë

Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave.

29 Mars 2023, 16:32 Nga a.l
Ndërtesat u bënë 'shesh me tokën' nga
Tërmeti në Turqi

TURQI- Autoritetet turke kanë vënë në pranga 247 persona të cilët dyshohet se janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave të banimit nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit. Mediat turke raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag. Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave.

Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash në rajonin Pazarcik të provincës Kahramanmaras. Provincat e Hatay, Gaziantep, Kilis, Osmaniye, Malatya, Adiyaman, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana dhe Kahramanmaras iu nënshtruan një shkatërrimi të rëndë. Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro. Ndërsa mbi 54 mijë persona mbetën të vdekur. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll