Bota

Tragjedia e trenave me 57 të vdekur në Greqi, fondacioni bamirës mbledh 10,000 € për familjarët e viktimave

Pagesat do të kryhen me transfertë bankare në llogarinë bankare të të afërmve dhe do të përfundojnë deri më 15 maj 2023 për ata që kanë përfunduar aplikimin me sukses. 

29 Mars 2023, 16:23 Nga a.l
Tragjedia e trenave me 57 të vdekur në Greqi, fondacioni bamirës
Pamje nga tragjedia e trenave në Greqi

GREQI- Tragjedia hekurudhore në Larisa ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve 6 shqiptarë, ngjarje e ndodhur më 28 shkurt të këtij viti, ka lënë shenjë të thella trishtimi dhe tronditjeje në mbarë shoqërinë. Fondacioni Bamirës Stelios Hatziioannou po ndjek vazhdimisht dëshiron të qëndrojë pranë familjeve të viktimave. Për këtë arsye, në përputhje me aksionin e kryer nga fondacioni në vitin 2018 me tragjedinë e Matit, shpalli një donacion monetar prej 10 mijë eurosh për nevojat imediate të të afërmve të bashkëqytetarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor, shkruan Protothema.gr. 

Procesi i aplikimit do të zgjasë nga e marta 7 mars 2023 deri të martën 2 maj 2023. Pagesat do të kryhen me transfertë bankare në llogarinë bankare të të afërmve dhe do të përfundojnë deri më 15 maj 2023 për ata që kanë përfunduar aplikimin me sukses. 

 “Aksidenti tragjik i trenit në Tempi na mbushi me trishtim të papërshkrueshëm. Dëshiroj të uroj ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerit dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. E di shumë mirë që humbja e jetës njerëzore nuk mund të zëvendësohet me asgjë. Megjithatë, ne duam të qëndrojmë pranë familjeve të të ndjerit, duke ofruar ndihmë të menjëhershme financiare për të afërmit e tyre, si një mbështetje minimale në këtë kohë të vështirë”, tha Stelios Hatziioannou. 

Tragjedia e 28 shkurtit 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll