Bota

Shpërthen fabrika e lëndëve kimike në Itali, evakuuoen 50 punëtorë

Raportohet se rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë evakuuar menjëherë dhe nuk pati asnjë të lënduar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar. 

29 Mars 2023, 15:41 Nga a.l
Shpërthen fabrika e lëndëve kimike në Itali, evakuuoen 50
Shpërthim në Itali

ITALI- Një fabrikë e lëndëve kimike në Itali ka shpërthyer në flakë. Mediat vendase raportojnë, se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur San Pietro Mosezzo. Nga zona industriale, në kufi me kryeqytetin e provincës, u ngrit një kolonë shumë e lartë tymi i zi dhe u dëgjuan disa shpërthime. Raportohet se rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë evakuuar menjëherë dhe nuk pati asnjë të lënduar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar. 

Qytetarët e zonës u shqetësuan se reja e lëshuar nga zjarri mund të ishte toksike, por pas hetimeve të Arpatit, kryebashkiaku i Novarës ka bërë të ditur se nuk ka alarm shëndetësor. Rreth pesëdhjetë njerëz punonin në kompaninë kimike, kur shpërtheu zjarri ishin rreth tridhjetë, të gjithë arritën të shpëtonin pa lëndime. 

shperthim ne itali

Sondazh

Poll