Bota

'Hiqni dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor'/ Netanyahu i përgjigjet Biden: Izraeli nuk varet nga presionet, i merr vetë vendimet

Ai tha se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma nëpërmjet konsensusit të gjerë.

29 Mars 2023, 15:36 Nga a.l
'Hiqni dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor'/
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministrti Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është një vend sovran që nuk merr vendime bazuar në presionet nga jashtë, duke iu përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden. Biden tha më herët se shpresonte që Netanyahu të braktiste ndryshimet gjyqësore që kishin ndezur protesta në Izrael dhe një krizë politike për qeverinë e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

"Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet e tij me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, duke përfshirë edhe miqtë më të mirë", tha lideri izraelit. 

Ai tha se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma nëpërmjet konsensusit të gjerë. Netanjahu shtyu të hënën planet për ndryshimet pasi dhjetëra mijëra vetë dolën për të protestuar në rrugë. Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se Netanyahu duhet të kërkojë një kompromis për këtë çështje. 

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll