Bota

Kryeministri i Spanjës viziton Kinën këtë javë/ Takon presidentin Xi Jinping, në fokus bisedimet për paqen në Ukrainë

Spanja është gati t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

29 Mars 2023, 16:07 Nga a.l
Kryeministri i Spanjës viziton Kinën këtë javë/ Takon
Pedro Sanchez dhe Xi Jinping

SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të zhvillojë këtë javë një vizitë zyrtare në Kinë ku do të takojë presidentin kinez, Xi Jinping. Mediat e huaja raportojnë se në foks të bisedimeve mes dy liderve do të jetë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.  Spanja është gati t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sánchez nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të përdorë vizitën në Kinë për të nxjerrë në vend pikëpamjet e tij mbi atë që ai e quajti “kriza globale” e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Xi, në një vizitë dy-ditore në Moskë javën e kaluar, tha se ai e sheh veten si një ndërmjetës global, duke përfshirë luftën midis Moskës dhe Kievit.

pedro sanchez

Sondazh

Poll