Bota

Thellohet bilanci/ 11 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Ekuador

Qentë e trajnuar posaçërisht, ekuipazhet e shpëtimit dhe banorët vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja. Bazuar në shifrat zyrtare të viktimave, 163 shtëpi u dëmtuan nga rrëshqitja e dheut. 

29 Mars 2023, 16:12 Nga a.l
Thellohet bilanci/ 11 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga rrëshqitja
Rrëshqitja e dheut në Ekuador

SHBA- Rritet numri i personave të vdekur dhe atyre të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Alausi në jug të Ekuadorit. Raportohet se rreth 11 persona kanë humbur jetën dhe 67 të tjerë janë zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar me një ritëm të ngadaltë gjatë natës të së martës deri të mërkurën në vendin e prekur nga fenomeni shkatërrues natyror. 

Qentë e trajnuar posaçërisht, ekuipazhet e shpëtimit dhe banorët vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja. Bazuar në shifrat zyrtare të viktimave, 163 shtëpi u dëmtuan nga rrëshqitja e dheut. Në zonën e prekur, me urdhër të autoriteteve janë evakuuar 600 shtëpi që nuk u goditën nga rrëshqitja e dheut. Qeveria hapi tre qendra për të prekurit.

moti i keq ne ekuador

Sondazh

Poll