Bota

'Blinken me analiza të cekëta'/ Lavrov: Perëndimi ka interesa gjeopolitike në Ukrainë, prandaj nuk duan që lufta të përfundojë

 Sipas tij është Perëndimi dhe Kievi që çdo ditë në formate të ndryshme deklarojnë se për momentin është e pamundur të ndalen armiqësitë dhe ndërsa vazhdojnë të bëjnë thirrje për furnizim me armë në Ukrainë. 

29 Mars 2023, 15:22 Nga a.l
'Blinken me analiza të cekëta'/ Lavrov: Perëndimi ka
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin duke thënë se nuk do të përfundojë lufta në Ukrainë, pasi ka interesa gjeopolitike. Sipas tij është Perëndimi dhe Kievi që çdo ditë në formate të ndryshme deklarojnë se për momentin është e pamundur të ndalen armiqësitë dhe ndërsa vazhdojnë të bëjnë thirrje për furnizim me armë në Ukrainë. 

"Në përgjithësi, pyetjet se si të ndalet ky konflikt nuk duhet t'i drejtohen Iranit, jo Rusisë, jo Kinës, por figurave perëndimore dhe regjimit të Kievit. Kolegi ynë, zoti Blinken... Duke thënë se tani armëpushimi do të jetë në interes të Federatës Ruse dhe kjo nuk duhet lejuar. Është e vështirë për mua të them se çfarë bazohet një analizë kaq e cekët, thënë sinqerisht, " tha ai.

Sipas Lavrov, Perëndimi nuk dëshiron ta ndalë konfliktin dhe në të sheh interesat e veta gjeopolitike, shkruajnë mediat e huaja. Më herët, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se rreth 50 vende nga koalicioni Ramstein janë përfshirë në konfliktin e armatosur në anën e Kievit.

lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll