Bota

Goditje e fortë tërmeti para mesnate në Italinë e Jugut, ndjehet edhe në Napoli

Ngjarja sizmike u regjistrua në orën 23:52 me epiqendër në Campobasso.

29 Mars 2023, 00:09 Nga k.m.
Goditje e fortë tërmeti para mesnate në Italinë e Jugut,
Foto ilustruese

ITALI- Një tërmet i fortë goditi Italinë qendrore-jugore pak para mesnatës të së martës 28 mars. Ngjarja sizmike u regjistrua në orën 23:52 me epiqendër në Campobasso.

Tërmeti i fortë, me një magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, u ndje qartë edhe në Napoli dhe në provincat e Italisë së Jugut. Sipas burimeve italiane, banorët janë shprehur të shqetësuar por fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

TË DHËNAT: 

itali termet ne itali

Sondazh

Poll