Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidati i PD-së së Alibeajt për Tiranën: Nëse Belindi ose unë humbasim, përgjegjësinë e ka kryeneçësia e Berishës

Sakaq shtoi se nëse ai dhe Belind Këlliçi humbasin në garën për Tiranën, faji do jetë i “kryeneçësisë së Berishës”, i cili sipas Bejkos duhet të bashkonte partinë kur pati mundës

28 Mars 2023, 21:34 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidati i PD-së së Alibeajt për
Roland Bejko

TIRANË- Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës foli lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahën më 14 maj. Gjatë emisionit “Open”, Roland Behko tha se nuk e kishte menduar veten që të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, e po ashtu shtoi nuk kërkon që “t’i prishë punë” dikujt në votime, por të marrë votat e tij. Sakaq shtoi se nëse ai dhe Belind Këlliçi humbasin në garën për Tiranën, faji do jetë i “kryeneçësisë së Berishës”, i cili sipas Bejkos duhet të bashkonte partinë kur pati mundës

"Kemi Këlliçin që në ligjërim është me teza të majta dhe përfaqëson një parti të majtë. Është në siglën e PL-së, një parti e majtë. Le të merrte logon e partisë së vetë, pse i vinte turp. Unë nuk i vë faj Belindit. Kush tentoi në mbledhjen e këshillit Kombëtar le t’i thoshin, doktor apo zotëri që nëse nuk futemi nën logo do jemi kundërshtarë të PD-së.

Nuk kam komente për Belindin, ne ndajmë të njëtjat ide. Vjen një ditë dikush në parti sepse iu prek interesi personal dhe e ndan copash. Unë nuk besoj se Belindi bëhet i majtë, pavarësisht se mund të ndikojë sepse është në koalicion. Me Belindin do na ndajë vizioni në këtë fushatë. Uroj që Belindi nëse e ka të mundur të fitojë. Ka ndodhur në Perëndim kur kanë konkurruar dy kandidatë nga e njëjta forcë politike. Votat anti-berishtiste nuk i shkojnë Belindit sepse shkoi te ai. Vota anti-Berishë dhe anti-Ramë e Veliaj ku do shkojnë? Ka një target grup shumë të madh sipas sondazheve që nuk e ka shprehur vullnetin për të votuar asnjë palë,"-tha Roland Bejko.

FJALA E PLOTË: 

Pretendoj në Tiranë të marrim maksimumin e mundshëm dhe pse jo edhe fitoren. Se kam pas menduar më parë për të menduar për Tiranë. Unë as në ëndërr nuk e kisha ndonjëherë për të kandiduar për Tiranën për kryetar bashkie. I vendosur në minutën e fundit sepse nuk kishte një tjetër që ta merrte, nuk qëndron. Unë propozova Jorida Tabakun dhe nuk e pranoi, propozova Gazmend Bardhin, edhe ai nuk e pranoi, po ashtu edhe Jonila Godolen e cila pranoi dhe qëndruam në kandidim sepse mu desh kohë të mendohesha. Mua më propozuan anëtarë të Kryesisë dhe ka pasur propozime edhe nga dy tre të tjerë që më kanë thënë se mund ta mbaj peshën e kësaj fushate. Unë propozova këto figura sepse thashë në gjendjen e vështirë që është PD sot, mendova që marrja përsipër e kësaj përgjegjësie nga një nga figurat e forta të kësaj force, do të rriste entuziazmin. Sot PD ndodhet si në një luftë civile që na shpartalloi, sepse na lodhi edhe mendërisht në fund të fundit.

Ata nuk pranuan dhe nuk e di arsyen. Mendoj që nesër mund të jenë si çështje dhe ka gjasë të ndodhë bashkimi, nëse zoti Berisha të pranojë të tërhiqet sepse është ai faktor i ndarjes së PD. Tërheqja e Berishës mund t’i japë një frymëmarrje. Dhe mund të ftohen të gjithë faktorët opozitarë dhe të bëhet një rithemelim real, të ketë një ekip të ri, një filozofi të re politike që të jetë e besueshme për qytetarët dhe të ndërtojë një orientin fare të qartë euroatlantik dhe tjetra duhet të ketë edhe atë që i ka munguar partive politike shqiptare, demokracinë e brendshme. Pra të çlirohemi nga partitë e kryetarëve. 

Kushdo nga ne që nuk meriton të zgjidhet me votë, le të shkojë në shtëpi nga unë i pari. Unë jam fokusuar te votat e mia. Unë jam futur të marr votën që është kundër Ramës, kundër Berishës, kundër Metës dhe kundër Veliajt. Nuk dëmtoj asnjë, unë do marr votat e mia.

Nëse nuk do isha në garë për zgjedhjet lokale, gjithë kandidatët e tjerë janë të majtë që përfaqësojnë flamuj të majtë. Kemi komunistët e Arlind Qorit, socialdemorkatët e Metës dhe të Shabanit. Kemi Këlliçin që në ligjërim është me teza të majta dhe përfaqëson një parti të majtë. Është në siglën e PL-së, një parti e majtë. Le të merrte logon e partisë së vetë, pse i vinte turp. Unë nuk i vë faj Belindit. Kush tentoi në mbledhjen e këshillit Kombëtar le t’i thoshin, doktor apo zotëri që nëse nuk futemi nën logo do jemi kundërshtarë të PD-së.

Nuk kam komente për Belindin, ne ndajmë të njëtjat ide. Vjen një ditë dikush në parti sepse iu prek interesi personal dhe e ndan copash. Unë nuk besoj se Belindi bëhet i majtë, pavarësisht se mund të ndikojë sepse është në koalicion. Me Belindin do na ndajë vizioni në këtë fushatë. Uroj që Belindi nëse e ka të mundur të fitojë. Ka ndodhur në Perëndim kur kanë konkurruar dy kandidatë nga e njëjta forcë politike. Votat anti-berishtiste nuk i shkojnë Belindit sepse shkoi te ai. Vota anti-Berishë dhe anti-Ramë e Veliaj ku do shkojnë? Ka një target grup shumë të madh sipas sondazheve që nuk e ka shprehur vullnetin për të votuar asnjë palë.

Unë kam fokusuar këtë target grup votash dhe jam fokusuar vetëm aty, nuk kam dalë të dëmtoj Belindin, por të jap kontribut për të rrëzuar Veliajn dhe shpresoj se do e rrëzoj. E vetmja gjë që them është se jemi akuzuar si pengje të Ramës. Komandanti këtej mohon hallin e kandidatëve dhe bën sikur nuk ekziston. Ka një përqindje të madhe që të prish punë. Nëse del humbës Këlliçi apo unë, kush do mbajë përgjegjësinë për mos bashkimin? Kush i shërben Ramës pas kësaj, kryeneçësia e Berishës, kjo rrugë i shërben këtij qëllim.

roland bejko

Sondazh

Poll