Dha dorëheqjen pas kandidaturës së PS në Mirditë, Tushaj: Do votoj kandidatin e PD, mjafton të jetë mirditor
Pal Tushaj pohoi se nuk po ndihej i përfaqësuar me rikandidimin e Ndrec Dedajt.
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj, ka dhënë shpjegimet e tij mbi vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë. Në një lidhje live për 'News24', ai pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt, madje shtoi se në zgjedhje do votojë për kandidatin e PD-së, Albert Belushin.
“E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.
Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhor asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Belushin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.
Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave.”, tha Tushaj.
Sot, 'Dosja.al' bëri të ditur se kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni aktual. Ai bëri të ditur se arsyeja e parë dhe kryesore se përse do largohet nga posti është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.
Sondazh
'Rrjedhin' emrat e Alibeajt, tërhiqet dhe kandidati për Bashkinë Korçë, 'merr me vete' dhe 40 këshilltarët
Gjergji Gjata TIRANË- Gjergji Gjata, kandidati i listuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Korçës, është t&...
Tërhiqet një tjetër kandidat nga listat e Alibeajt, mjeku s'e vazhdon garën e 14 majit në Kurbin: Nuk më miratoi Kryesia e PDSH-së
Genc Doçi TIRANË- 'Rrjedh' një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt. Genc Doçi, mjeku që në listat e dorëzuara s...
Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës
Sandër Marku TIRANË- Sandër Marku, kandidati i deputetit Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Lezhës është tërhequr...
Alibeaj: Do dilnim me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, por na pengoi gjyqi i vulës
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se me grupin e përfaqësuar nga kryedemokrati Sali Berisha do të dilni...
Roland Bejko prezantohet si kandidat për Tiranën: Shpresa nuk vjen me një njeri më të izoluar se Enver Hoxha e Ramiz Alia! Mos bini pre e klaneve opozitare me para të dyshimta
Roland Bejko TIRANË- Roland Bejko ka folur për herë të parë si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Në nbj&...
"Jemi fëmijë të të njëjtit Zot"/ Media greke 'lavde' Ramës: Ngjan më shumë si një yll roku sesa si kryeministër
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median greke 'Ekathimerini'. Kryeministri foli për art...
Akuzat për pazare me Ramën, Alibeaj: S’u përgjigjem atyre që janë puthur e pështyrë me çdo politikan, shihi financat tona që të kuptoni ku fshihet djalli
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se preferon të mos u përgjigjet akuzave se ka lidhje dhe që...
Kandidatura e Këlliçit, Alibeaj: Kishte shans të dilte nën siglën e PD-së, por pazari Meta-Berisha po detyrojnë demokratët të votojnë partinë e majtë që solli Ramën në pushtet
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të Partisë Dem...
Meta takon të rinjtë e Call Center-ave: Ju duhet pagë për 2 vite për të marrë kredi për të ardhmen
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takoi sot një grup të rinjsh që punojnë në ...
'Kemi pasur debate në forumet tona'/ Alibeaj: Berisha ka gjuhë aspak etike dhe banale ndaj pjesës së PD që mendon ndryshe
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pranoi ditën e sotme se në mbledhjet që ka zhvilluar dit...
