Politike

Nuk ka dorëzuar asnjë dokument për regjistrim në KZAZ, kandidati i PD për Vorën: Nuk jam tërhequr, kisha probleme familjare

Kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka pretendon të kundërtën, duke u shprehur se nuk është tërhequr nga gara edhe pse në media është aluduar një gjë e tillë.

28 Mars 2023, 16:13 Nga k.m.
Nuk ka dorëzuar asnjë dokument për regjistrim në KZAZ,
Ibrahim Bruka

TIRANË- Ditën e sotme ka pasur disa emra kandidatësh në radhët e Partisë Demokratike zyrtare që janë tërhequr nga gara për zgjedhjet e “14 Majit”. Kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka pretendon të kundërtën, duke u shprehur se nuk është tërhequr nga gara edhe pse në media është aluduar një gjë e tillë.

Madje ka sqaruar edhe arsyet e tij. 

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për t'u regjistruar sot,”-ka deklaruar ai.

Megjithatë, deri më tani, ai nuk ka dorëzuar asnjë dokument për regjistrimin në KZAZ, ndërkohë afati për regjistrimet përfundoi mbrëmë në orën 24:00.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll