Bota

Dëshmitarja: Pjetër Shala dhe të tjerë e torturuan burrin tim në Kukës

Ajo ka thënë se ishte Pjetër Shala, Sabit Geci, Xhemshit Krasniqi e të tjerë që e kishin torturuar atë. Sipas saj, atje e kishin pyetur pse ishte shoqëruar me serbët.

28 Mars 2023, 19:01 Nga I.A
Dëshmitarja: Pjetër Shala dhe të tjerë e torturuan burrin
Gjyqi

HAGË- Dëshmitarja e mbrojtur e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka thënë se burri i saj ishte keqtrajtuar në një fabrikë metali në Kukës. Ajo ka thënë se ishte Pjetër Shala, Sabit Geci, Xhemshit Krasniqi e të tjerë që e kishin torturuar atë. Sipas saj, atje e kishin pyetur pse ishte shoqëruar me serbët. Telegrafi shkruan se dëshmitarja ka folur për periudhën e bombardimeve të NATO-s, kur ajo dhe familja e saj kishin shkuar në Shqipëri. Atje, sipas saj, katër persona i kishin rrëmbyer burrin dhe mbajtur atë për gati dy javë.

“Atë ditë kanë dalur me shëtitë, me djalin, me pronarin e shtëpisë dhe kur kanë shkuar në një vend ka ardhur një kerr me katër veta të armatosur dhe e kanë ndalur kerrin menjëherë, e kanë kapur burrin nga krahu, i kanë thënë pronarit të shtëpisë lëshoje, ai ka thënë jo se nuk duhet kështu. E kanë tërheq burrin, e kanë shti në kerr, e kanë mbyll derën, nuk kanë folë me asnjërin, të gjithë kemi dalë të rruga kryesore, kanë dalë edhe shumë njerëz at, shqetësimet që i kishim ,por ai ka ikur me shpejtësi dhe nuk kemi mundur ta ndalim”, ka thënë ajo.

Momentin e rrëmbimin, ajo thotë se nuk e ka parë vet por i ka treguar djali dhe pronari i shtëpisë në të cilën qëndronin, ndërsa shton se e ka parë vetëm makinën duke u larguar. Ajo ka thënë se bashkë me djalin këtë rast e kishin lajmëruar në Policinë e Durrësit. Sipas dëshmitares, katër personat nuk kanë treguar pse po e merrnin burrin e saj.

Nuk i kanë thënë por i kanë thënë në ndalimin arbitrar në qendrën e ndalimit në fabrikën e metalit në Kukës, atje i kanë thënë, edhe gjatë rrugës për në Kukës e kanë ndaluar ku e kanë torturuar, nuk i ka njohur kush janë ata, i kanë thënë njëri tjetrit ‘cili po e vrani, ta vraj unë apo ti – burrin. Na ka treguar kur është kthyer prej ndalimit arbitrar në fabrikën e metalit në Kukës na ka treguar të gjitha çka i kanë ndodhur atje”, tha dëshmitarja me numrin 6.

pjetër shala sabit geci

Sondazh

Poll