Politike

Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës

Nuk dihet ende se me kë do të zëvendësohet emri i Marku apo arsyet e tërheqjes së tij nga kandidimi.

28 Mars 2023, 14:40 Nga F.M
Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës
Sandër Marku

TIRANË- Sandër Marku, kandidati i deputetit Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Lezhës është tërhequr nga kandidimi. Tërheqja e tij është mësuar këtë mesditë, një ditë pasi Alibeaj dorëzoi listën zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk dihet ende se me kë do të zëvendësohet emri i Marku apo arsyet e tërheqjes së tij nga kandidimi.

Marku ishte në listat e dorëzuara në minutat e fundit një natë më parë nga Alibeaj në KQZ. Nuk dihet ende se me sa kandidatë do të garojë Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit, pasi vetë deputeti nuk ka dhënë një shifër konkrete. 

Lista me kandidatët e dorëzuar: 

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Lezhë - Sandër Marku (Tërhequr)
4. Patos- Pranvera Rizai
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata (Tërhequr)
7. Poliçan - Florian Qamo
8. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz - Bilbil Bajraktari
10. Krujë - Sabah Sheta
11. Dibër - Naim Gazidede
12. Dimal- Dritan Sula
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Sarandë- Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin- Genc Doçi (Tërhequr)
18. Vau i Dejës- Klomentina Drini

sander marku zgjedhjet lokale 14 maj 2023 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll