Politike

Tërhiqet një tjetër kandidat nga listat e Alibeajt, mjeku s'e vazhdon garën e 14 majit në Kurbin: Nuk më miratoi Kryesia e PDSH-së

Nuk dihen ende arsyet e kësaj tërheqjeje apo nëse do të bëhet ndonjë zëvendësim, por kjo tërheqje i hap rrugë kandidatit të dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha.

28 Mars 2023, 14:49 Nga F.M
Tërhiqet një tjetër kandidat nga listat e Alibeajt, mjeku
Genc Doçi

TIRANË- 'Rrjedh' një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt. Genc Doçi, mjeku që në listat e dorëzuara si kandidat për Bashkinë e Kurbinit, është tërhequr nga gara. Lajmi është raportuar këtë mesditë, një ditë pas dorëzimit të listave nga Alibeaj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lajmin e tërheqjes e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk e ka miratuar Kryesia.

"Të nderuar qytetare te Kurbinit! Unë nuk do jem kandidat për zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023, pavarësisht dëshirës time te madhe për tu përfaqësuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizojë kandidaturën time. Ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen qe me keni dhënë, e kam ndjere çdo ditë në takimet e shumta qe kemi bërë bashke! Me respekt Genc Doçi,"- shkruan ai.

Lista me kandidatët e dorëzuar: 

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Lezhë - Sandër Marku (Tërhequr)
4. Patos- Pranvera Rizai
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata
7. Poliçan - Florian Qamo
8. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz - Bilbil Bajraktari
10. Krujë - Sabah Sheta
11. Dibër - Naim Gazidede
12. Dimal- Dritan Sula
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Sarandë- Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin- Genc Doçi (Tërhequr)
18. Vau i Dejës- Klomentina Drini

genc doci zgjedhjet lokale 14 maj 2023 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll