Politike

'Rrjedhin' emrat e Alibeajt, tërhiqet dhe kandidati për Bashkinë Korçë, 'merr me vete' dhe 40 këshilltarët

Shkak, sipas Gjatës është bërë shkelja e integritetet dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve nga vendime personale dhe jo kolegjiale. 

28 Mars 2023, 14:56 Nga F.M
'Rrjedhin' emrat e Alibeajt, tërhiqet dhe kandidati për
Gjergji Gjata

TIRANË- Gjergji Gjata, kandidati i listuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Korçës, është tërhequr gjithashtu nga gara. Në një njoftim të bërë nga vetë Gjata, bëhet me dije se bashkë me kandidatin, janë tërheuqr nga gara dhe 40 emrat e listuar si këshilltarë bashkiakë. Shkak, sipas Gjatës është bërë shkelja e integritetet dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve nga vendime personale dhe jo kolegjiale. 

Vendimi

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)

gjergji gjata enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll