Bota

Pjetër Shala largohet nga gjykimi, avokati: Ai po dridhej, është nervoz dhe në ankth

Mbrojtja ka thënë se, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës, ai ka vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet t’i ndjek nga qendra e paraburgimit.

28 Mars 2023, 16:47 Nga I.A
Pjetër Shala largohet nga gjykimi, avokati: Ai po dridhej, është
Pjetër Shala

HAGË- Pjetër Shala është larguar nga seanca ku po zhvillohet çështja ndaj tij. Avokati i tij, Jean-Louis Gilissen ka thënë se i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet. Shalës pritet t’i mundësohet të ndjek procesin gjyqësor përmes video-lidhjes. Mbrojtja ka thënë se, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës, ai ka vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet t’i ndjek nga qendra e paraburgimit.

“Ai është pak nervoz, nuk e vlerëson se si po shkojnë zhvillimet dhe parapëlqen që seancën ta ndjek me video-lidhje, është më mirë për atë. E takuam dy herë para se të fillonim tani, ishte shumë nervoz, shumë në ankth, po dridhej, besojmë se është më mirë për atë, dhe për të gjithë, që të kthehet, prandaj do të ju lutesha të merrni parasysh kërkesën të kthehet në paraburgim dhe kërkon leje që ta ndjek seancën me video-lidhje”, ka thënë mbrojtja e Shalës.

Lidhur me këtë, nga prokuroria nuk ka pasur kundërshtime që Shala të mos jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, por kanë kërkuar që i njëjti të ndjekë seancat në ndonjë formë tjetër. Seanca në Hagë po vazhdon me dëshminë e dytë në këtë proces gjyqësor, që është dëshmitarja me numrin 6. Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

pjetër shala jean-louis gilissen kosova ne hage

Sondazh

Poll