Bota

'Të gjithë janë kundër'/ Nëpunësi publik në pension: Kur erdhi në pushtet Macron na tha se do të na dëgjonte

Një nëpunës publik i dalë në pension i identifikuar me emrin Robert 63 vjeç i cili sot ndodhet mes protestuesëve në Francë ka deklaruar se presidenti Macron ka marrë të gjitha vendimet në mënyrë të pavarur, duke mos ofruar asnjë shans dialogu me sindikatat apo qytetarët për reformën e pensioneve.  

28 Mars 2023, 16:29 Nga a.l
'Të gjithë janë kundër'/ Nëpunësi publik
Roberti, protestues në Francë

FRANCË-  Një nëpunës publik i dalë në pension i identifikuar me emrin Robert 63 vjeç i cili sot ndodhet mes protestuesëve në Francë ka deklaruar se presidenti Macron ka marrë të gjitha vendimet në mënyrë të pavarur, duke mos ofruar asnjë shans dialogu me sindikatat apo qytetarët për reformën e pensioneve, shkruan CNN. 

"Ai duhet të bëjë lëshime. Shumica e popullit është kundër kësaj reforme dhe ai duhet të na dëgjojë. Kur zoti Macron u rizgjodh në vitin 2022, ai tha se do të dëgjonte njerëzit, ata që e votuan për të bllokuar Marine Le Pen nga presidenca. Por nuk është kështu, " thotë Robert. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

 

proteste ne france

Sondazh

Poll