Bota

Marrëveshja në Ohër/ Hoti kritika Kurtit: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit

Ai gjithashtu tha se dialog njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.

28 Mars 2023, 16:17 Nga a.l
Marrëveshja në Ohër/ Hoti kritika Kurtit: Marrëveshja e
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Ohër. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoti shkruan se dikur Kurti e kishte kundërshtuar Asosacionin, ndërsa sipas tij tani është i gatshëmqë të zbatohet. 

Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë. Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai gjithashtu tha se dialog njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.

“Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke. Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka përfunduar deputeti i LDK-së.

Takimi në Ohër 

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

avdullah hoti

Sondazh

Poll