Bota

Presidentja greke vizitë në Serbi: Të gatshëm të ndihmojmë në procesin e dialogut

Sakellaropoulou ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit.

28 Mars 2023, 16:00 Nga a.l
Presidentja greke vizitë në Serbi: Të gatshëm të
Katerina Sakellaropoulou

GREQI- Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd. Ajo deklaron se ndaj Athinës ka presion për të njohur Kosovën. Pavarësisht kësaj, ajo thekson se qëndrimi i Athinës është i pandryshueshëm dhe do të vazhdojnë të luajnë rol konstruktiv në rajon.

Sakellaropoulou ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Greqia është e gatshme të ndihmojë në proces. Kështu, zbatimi i obligimeve të Kosovës nga aneksi do të kontribuojë në përpjekjet e përgjithshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon", tha presidentja greke, teksa nuk foli për obligimet e Beogradit në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë, liderët institucionalë grekë vizitojnë shpesh Kosovën dhe pranojnë vizita të zyrtarëve kosovarë në Athinë. Po ashtu, Athina e ka një zyre ndërlidhëse në Prishtinë dhe dy vendet kanë raporte tregtare mes vete. Përkundër këtyre faktorëve, njohje nuk ka.

katerina sakellaropoulou

Sondazh

Poll