Bota

Planet e armëve bërthamore ruse, Polonia paralajmëron sanksione shtesë ndaj Bjellorusisë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka paralajmëruar sanksione shtesë për Bjellorusinë pas planit rus për të vendosur armë bërthamore taktike në vend.

28 Mars 2023, 16:22 Nga a.l
Planet e armëve bërthamore ruse, Polonia paralajmëron sanksione
Mateusz Moraëiecki

POLONI- Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka paralajmëruar sanksione shtesë për Bjellorusinë pas planit rus për të vendosur armë bërthamore taktike në vend.

"Ky hap i ndërmarrë nga Rusia... njoftimi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, sigurisht që do të çojë në shpalljen e sanksioneve shtesë, niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos," tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një konferencë shtypi në Bukuresht, duke iu referuar presidentit bjellorus.

Presidenti Vladimir Putin tha të shtunën se Rusia do të stacionojë armët bërthamore në Bjellorusi, loja e tij më e fundit në një përplasje të përkeqësuar me Perëndimin lidhur me pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. Shtetet e Bashkuara, superfuqia tjetër kryesore bërthamore në botë, kanë reaguar me kujdes ndaj deklaratës së Putinit, me një zyrtar të lartë të administratës së Bidenit duke thënë se nuk kishte shenja që Moska planifikonte të përdorte armët e saj bërthamore.

sanksione ndaj bjellorusisë mateusz morawiecki

Sondazh

Poll