Bota

ME FOTO- "Maska" futet në kompleksin ku banon kancelari Scholz, iu fut në banesë kancelarit gjerman, por...la pas 'identitetin'

Teksa Olaf Scholz, ishte i zënë duke u përpjekur që të mbante të bashkuar koalicionin qeveritar, një person i maskuar me maskë Halloween-i u mundua që të hynte në banesën e tij.

28 Mars 2023, 16:40 Nga k.m.
ME FOTO- "Maska" futet në kompleksin ku banon kancelari Scholz,
Olaf Scholz dhe personi

GJERMANI- Një person i maskuar ka hyrë një person i maskuatr. Ndërkohë që kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishte i zënë duke u përpjekur që të mbante të bashkuar koalicionin qeveritar, një person i maskuar me maskë Halloween-i u mundua që të hynte në banesën e tij.

Të dielën në mbrëmje, një person me doreza, maskë dhe elektrik dore, arriti që të futej në një kompleks banesor në Potsdam, qytet në periferi të Berlinit, ku jeton Scholz-i. Sipas medias gjermane “Der Spiegel” personi është futur në apartament dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pasi është vënë re. Por personi ka lënë pas imazhin e tij të maskuar në kameran e objektit.

ME FOTO- "Maska" futet në kompleksin ku banon kancelari Scholz,

Scholz nuk ishte në shtëpi në momentin që personi, ende i paidentifikuar i hyri në banesë, pasi ishte duke u përpjekur të ruante unitetin e koalicionit të tij - të përbërë nga socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, të Gjelbërit dhe FDP liberale - në një takim që zgjati rreth 20 orë dhe përfundoi pa një marrëveshje.

Sipas Der Spiegel, masa më të rrepta sigurie po merren pas incidentit në kompleksin e apartamenteve të Scholz, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar se kush ishte personi që i shkoi për "vizitë" kancelarit.

olaf scholz

Sondazh

Poll