Bota

Tragjedi në Arabinë Saudite, autobusi përmbyset dhe merr flakë, 20 të vdekur e 29 të plagosur

Përplasja ndodhi kur frenat e automjetit dështuan në provincën jugperëndimore.

28 Mars 2023, 09:37 Nga A.B
Tragjedi në Arabinë Saudite, autobusi përmbyset dhe merr
Makina

ARABI SAUDITE- Një tragjedi ka ndodhur në Arabinë Saudite jugperëndimore. 20 persona humbën jetën kur një autobus i mbipopulluar u përplas në një urë, njoftuan mediat shtetërore saudite.

29 persona u plagosën në aksident dhe transmetoi pamjet që tregojnë mbetjet e djegura të autobusit. Përplasja ndodhi kur frenat e automjetit dështuan në provincën jugperëndimore, e cila kufizohet me Jemenin. Ky aksident ka ndodhur në javën e parë të Ramazanit.

Shumica e personave të plagosur kanë pësuar djegie si pasojë e zjarrit që shpërtheu në autobus./Dosja.al

aksident ne arabi saudite

Sondazh

Poll