Sport

Gerard Pique merr djemtë e tij Milan dhe Shasha në finalen e Kings League... dhe ajo që ndodh bëhet virale menjëherë…

Siç ndodh shpesh, përdoruesit e rrjetit filluan të krahasojnë se si fëmijët e shpenzojnë kohën kur janë me nënën e tyre

27 Mars 2023, 18:32 Nga DOSJA

Gerard Pique merr djemtë e tij Milan dhe Shasha në finalen e Kings

SPANJE - Kings League është kompeticioni i ri i futbollit me 7 lojtarë, i krijuar nga ish-futbollisti Gerard Piqué dhe në të cilin merr pjesë edhe Ibai Llanos. Në finalen e parë të turneut që u luajt në ‘Spotify Camp Nou’, ai mblodhi 92.522 tifozë në tribuna, ndërsa 2.2 milionë shikues e ndoqën ngjarjen në rrjetet sociale. 

Skuadra El Barrio fitoi titullin e parë të Kings League, pasi fitoi dy ndeshjet në ‘Final Four’ në ‘Spotify Camp Nou’ kundër skuadrave të Aniquiladores FC, Los Troncos FC dhe Saiyans FC.

Gjatë finales një imazh u bë viral në rrjetet sociale. Gerard Pique kishte fëmijët e tij me Shakirën, Milanin dhe Shashën, në këtë event për të shijuar shfaqjen. Por duket se të vegjëlit nuk kanë qenë aq të emocionuar sa babai, pasi në video shihen fëmijët të ulur në vendet e tyre pa bërë asnjë gjest, ndërsa Pique kërcen i emocionuar dhe po kalon shumë mirë.

Siç ndodh shpesh, përdoruesit e rrjetit filluan të krahasojnë se si fëmijët e shpenzojnë kohën kur janë me nënën e tyre dhe nuk hezituan të shprehin se sa të pakëndshëm dhe të mërzitshëm dukeshin pasardhësit. 

“Nuk mund të mërziteshin më shumë”, “Nuk duken të lumtur, duken të mërzitur”, “Nuk janë rehat”, “Duket sikur duan të ikin”, kanë shkruar ata në Twitter.

Ish-lojtari i Barcelonës tashmë po përgatitet për edicionin e radhës të një eventi që pa dyshim ka qenë i suksesshëm. “Së shpejti do të njoftojmë se ku do të jetë finalja e radhës, si në Kings League, ashtu edhe në Queens League,”- i informoi ai tifozët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll