Bota

Skocia zgjedh kryeministrin e ri

Yousaf tha se ndihet "njeriu më me fat në botë" që është kreu i SNP, një parti të cilës iu bashkua 20 vjet më parë.

27 Mars 2023, 16:46 Nga A.B
Skocia zgjedh kryeministrin e ri
Humza Yousaf

SKOCI- Skocia ka një lider të ri: Humza Yousaf. Edhe pse 38 vjeç, ai është kreu i ri i partisë SNP dhe kryeministër i ardhshëm i qeverisë lokale. Kjo u bë e ditur në Edinburg nga samiti i vetë Partisë Kombëtare Skoceze, duke bërë publike rezultatet e votimit mes anëtarëve, të cilët vendosën pasardhësin e Nicola Sturgeon, i cili papritur dha dorëheqjen në shkurt. 

Yousaf mundi rivalet Kate Forbes dhe Ash Regan. Pas shpalljes së fitores së tij Humza Yousaf u shpreh i lumtur. “Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar sa i nderuar jam që jam porositur nga anëtarësimi ynë në SNP”. 

Yousaf tha se ndihet "njeriu më me fat në botë" që është kreu i SNP, një parti të cilës iu bashkua 20 vjet më parë.

Yousaf lindi në Glasgow më 7 Prill 1985 nga një baba pakistanez dhe një nënë Keniane. 

humza yousaf skoci

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:22 k.m.

Rishfaqet Jack Ma!

Jack Ma KINË- Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba u rishfaq sërish në publik pasi u z...