Bota

'E kthyen Ukrainën një kamp ushtarak'/ Moska: Vendet e NATO-s janë palë në konflikt

Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të këshillit të sigurisë që nga viti 2008.

27 Mars 2023, 16:03 Nga a.l
'E kthyen Ukrainën një kamp ushtarak'/ Moska: Vendet e
Vladimir Putin Volodymyr Zelenskyy

RUSI- Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka deklaruar se NATO është palë në konflikt në luftën në Ukrainë. Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të këshillit të sigurisë që nga viti 2008. Sipas mediave të huaja, ai është mik i ngushë me presidentin rus, Vlamdimir Putin.

“Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ata e bënë Ukrainën një kamp të madh ushtarak. Ata dërgojnë armë dhe municione për trupat ukrainase, u sigurojnë atyre inteligjencë”, tha ai. 

Ai ka akuzuar Perëndimin për komplote të shumta, duke përfshirë ‘krijimin e një perandorie gënjeshtrash, që përfshin poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë', si pjesë e një plani të supozuar për ‘reduktimin e popullsisë së botës’.

nikolai patrushev

Sondazh

Poll