Bota

Aktori Orland Bloom takohet me fëmijët e prekur të luftës gjatë vizitës në Kiev

Në takimin e zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-n, Bloom përgëzoi popullin e tij.

27 Mars 2023, 15:56 Nga a.d
Aktori Orland Bloom takohet me fëmijët e prekur të luftës
Orlando Bloom

UKRAINË- Krahas të qenurit një aktori i suksesshëm, Orlando Bloom është dhe një ambasador i devotshëm për UNICEF. Ai vizitoi këtë të dielë qendrën e fëmijëve në Kiev, e cila siguron mbrojtje për fëmijët e prekur nga lufta. Në takimin e zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-n, Bloom përgëzoi popullin e tij.

“Është kaq inkurajuese të shikosh natyrën stoike të popullit të Ukrainës. Dhe sigurisht mesazhet që ju përcillni reflektohen në këmbënguljen, kurajon dhe qëndrueshmërinë e tyre,” -i’u drejtua Bloom presidentit.

Aktori 46-vjeçar nxitoi të siguronte Zelenskyy se organizata UNICEF e ka marrë shumë seriozisht çështjen e fëmijëve të humbur, sikurse e gjithë bota është duke parë./BBC

 

unicef orlando bloom

Sondazh

Poll