Bota

Ambasadat izraelite në mbarë botën i bashkohen protestës masive

Sindikata më e madhe e Izraelit, Histadrut, kishte paralajmëruar për sot një grevë të përgjithshme historike për të ndaluar reformën në drejtësi. 

27 Mars 2023, 16:41 Nga a.l
Ambasadat izraelite në mbarë botën i bashkohen protestës
Protestë në Izrael

IZRAEL-  Ambasadat izraelite në mbarë botën janë udhëzuar t'i bashkohen grevës së përgjithshme të sotme kundër reformës gjyqësore të Benjamin Netanyahut, shkruajnë mediat e huaja. Letra e drejtuesve të protestës e cila i referohet grevës së përgjithshme të thirrur nga federata e sindikatave Histadrut, thekson se aktivitetet e ministrisë së jashtme në Izrael dhe jashtë saj do të kufizohen në ofrimin e shërbimeve thelbësore. Sindikata më e madhe e Izraelit, Histadrut, kishte paralajmëruar për sot një grevë të përgjithshme historike për të ndaluar reformën në drejtësi. 

Mijëra izraelitë dolën në rrugë të dielën mbrëma për të protestuar kundër rrëzimit të Gallantit. Një turmë njerëzish bllokuan autostradën kryesore të Tel Avivit, ndërsa një grup protestuesish ndezën një zjarr në mes të autostradës. Policia arrestoi protestuesit përpara rezidencës së Netanyahut në Jerusalem. Kryeministri izraelit dhe familja e tij u dërguan në selinë e Shin Bet në Jerusalem. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi sot se ishte në gatishmëri të lartë pas humbjes së kontrollit brenda vendit pas protestave. Shefi i policisë izraelite theksoi se policia lejon të drejtën demokratike për të protestuar, por nuk do të lejojë shqetësime publike dhe dëmtime të simboleve qeveritare.

proteste ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:22 k.m.

Rishfaqet Jack Ma!

Jack Ma KINË- Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba u rishfaq sërish në publik pasi u z...