Bota

Ka ndezur protesta dhe revoltë masive në Izrael, çfarë nënkupton reforma gjyqësore e Netanyahut?

Deri më tani, Gjykata e Lartë ka fjalën përfundimtare dhe më të rëndësishme në projektligje dhe në përcaktimin se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo. 

27 Mars 2023, 16:24 Nga a.l
Ka ndezur protesta dhe revoltë masive në Izrael, çfarë
Protesta në Izrael

IZRAEL- Kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe drejtuesit e protestave thirrën menjëherë disa demostrata në të gjithë vendin. Ministri i shkarkuar Gallant ishte shprehur kundër reformës në sistemin e drejtësisë, çka ka sjellë edhe rrë zimin e tij nga posti. 

Në një vend pa Kushtetutë, Gjykata e Lartë e Izraelit  është poli kryesor i kontrollit të qeverisë dhe ligjeve që ajo përpiqet të miratojë. Qeveria izraelite dëshiron të ketë një rol udhëheqës në përbërjen e saj prej nëntë anëtarësh, në mënyrë që Gjykata e Lartë të mos jetë pengesë për projektligjet që ajo promovon. Deri më tani, Gjykata e Lartë ka fjalën përfundimtare dhe më të rëndësishme në projektligje dhe në përcaktimin se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo. 

Ekziston edhe një projektligj me të cilin Gjykata e Lartë nuk do të jetë më organi kontrollues i një ligji dhe ky autoritet do të kalojë në duart e Parlamentit i cili, siç deklaron kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, është gjithashtu organi i vetëm i zgjedhur nga populli. Legjislacioni i diskutueshëm do t'i jepte koalicionit qeverisës aftësinë për të kontrolluar gjyqësorin duke i dhënë qeverisë një shumicë automatike në Komitetin e Emërimeve në Drejtësi.

Kjo do të thotë se vetëm me votën e 61 nga 120 deputetë , qeveria do të mund të anulojë vendimet e Gjykatës së Lartë.

Konkretisht:

1. Qeveria do të jetë në gjendje të rishikojë ligjet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë në Knesset (parlament), që do të thotë se do të jetë në gjendje të rrëzojë vendimet e gjykatave.

2. Qeveria do të thotë se kush bëhet gjyqtar, ndër të tjera, në Gjykatën e Lartë, duke rritur përfaqësimin e saj në komisionin që i emëron ata.

3. Ministrave nuk do t'u kërkohet t'i binden këshillave të këshilltarëve të tyre ligjorë - të udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm - të cilat ata aktualisht duhet t'i binden me ligj.

Reforma e diskutueshme pretendohet se do të rrisë kontrollin politik mbi emërimet në drejtësi dhe do t'i mundësojë Knesset-it të miratojë ligje edhe nëse Gjykata e Lartë i konsideron ato jokushtetuese, duke kërcënuar kështu vetë demokracinë. Në të njëjtën kohë, mbështetësit e flaktë të planit argumentojnë se ai do të vendosë një "fre" mbi teprimet e Gjykatës së Lartë dhe do të rivendosë ekuilibrin.

Përshtatur nga Protothema.gr. 

proteste ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:22 k.m.

Rishfaqet Jack Ma!

Jack Ma KINË- Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba u rishfaq sërish në publik pasi u z...