Bota

Rishfaqet Jack Ma!

Biznesmeni karizmatik Jack Ma ka mbajtur një profil të ulët për dy vjet e gjysmë.

27 Mars 2023, 16:22 Nga k.m.
Rishfaqet Jack Ma!
Jack Ma

KINË- Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba u rishfaq sërish në publik pasi u zhduk që nga viti 2020. Pasi kaloi shumë muaj jashtë vendit, ish-mësuesi i anglishtes vizitoi sot një shkollë të themeluar nga partnerët e Alibaba pranë Shangait.

Miliarderi kinez u takua me stafin dhe vizitoi klasat para se të fliste për inteligjencën artificiale (AI). Jack Ma, i cili u largua nga menaxhimi i kompanisë së tij "Ant Group" në 2019 për t'iu përkushtuar tërësisht aktiviteteve të tij filantropike. Ai është një nga biznesmenët më të famshëm në Kinë. 

Që nga pensionimi i tij nga media në vitin 2020, çdo informacion për miliarderin dhe lëvizjet e tij është komentuar shumë në Kinë në mediat sociale.

jack ma

Sondazh

Poll