Bota

Armët ruse në Bjellorusi/ Kina kundërshton Rusinë: Të përqëndrohen te paqja për t'i dhënë fund tensioneve

Mao kujtoi se në janar të vitit 2022, liderët e pesë vendeve që kanë në zotërim armë bërthamore (SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca), në një deklaratë kanë theksuar se “lufta bërthamore as nuk mund të luftohet dhe as nuk mund të fitohet.”

27 Mars 2023, 15:00 Nga a.l
Armët ruse në Bjellorusi/ Kina kundërshton Rusinë: Të
Armët

KINË- Kina ka reaguar lidhur me pretendimet e presidentit Vladimir Putin i cili më herët deklaroi se Rusia po planifikon të dërgojë armët bërthamore ruse në Bjellorusi. Ndryshe nga sa pritesj, Kina mbajtur një qëndrim kundër Rusisë në këtë rast, ku zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Mao Ning, bëri thirrje që të gjitha palët të fokusohen te përpjekjet diplomatike për paqe, shkruajnë mediat e huaja.  

Në situatën aktuale, palët përkatëse duhet të përqendrohen në përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës në Ukrainë dhe të përpiqen së bashku për t’i dhënë fund tensioneve”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Mao kujtoi se në janar të vitit 2022, liderët e pesë vendeve që kanë në zotërim armë bërthamore (SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca), në një deklaratë kanë theksuar se “lufta bërthamore as nuk mund të luftohet dhe as nuk mund të fitohet.”

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë. Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll