Bota

2 të vrarë nga sulmet ruse Zelensky: Do ti mposhtim terroristët!

Javën e kaluar, Zelensky bëri një vizitë të befasishme te trupat e plagosur në një spital në rajonin lindor të Donetsk pranë vijës së frontit.

27 Mars 2023, 15:19 Nga I.A
2 të vrarë nga sulmet ruse Zelensky: Do ti mposhtim terroristët!
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po viziton rajonin e Zaporizhzhia, i cili mbetet pjesërisht i pushtuar nga Rusia.

“Jam i nderuar që jam sot këtu, pranë ushtrisë sonë”, tha ai teksa postoi një foto në Telegram, duke paralajmëruar vizitën në Zaporizhzhia. 

“Unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë që mbrojtën Ukrainën, sovranitetin tonë, qytetet tona dhe fëmijët tanë. Do të fitojmë patjetër,” tha ai.

Volodymyr Zelensky ka pub;likuar dhe një video ku tregon pasojat e sulmeve ruse që lanë 2 të vrarë e dhjëtra të plagosur.

“Armiku duhet ta dijë që Ukraina nuk do ta falë abuzimin, vdekjet dhe lëndimet e popullit tonë. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Zelesnky.

Javën e kaluar, Zelensky bëri një vizitë të befasishme te trupat e plagosur në një spital në rajonin lindor të Donetsk pranë vijës së frontit.

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll