Bota

VIDEO/ 'A është krenar babai yt?', aktori aziatik bën për qarë gazetaren: Nuk më ka parë kurrë në TV

Hong, një aktor amerikan 94-vjeçar me origjinë kineze, luajti në filmin ‘hit’ të vitit të kaluar “Të gjithë në të njëjtën kohë”, i cili fitoi deri në shtatë çmime Oscar.

27 Mars 2023, 14:52 Nga I.A
VIDEO/ 'A është krenar babai yt?', aktori aziatik bën
Katie Feng dhe James Hong

SHBA- Aktori James Hong ka emocionuar gazetaren e MSNBC, Katie Feng në momentin që i bëri një pyetje për babain e saj të ndjerë gjatë një interviste. Hong, një aktor amerikan 94-vjeçar me origjinë kineze, luajti në filmin ‘hit’ të vitit të kaluar “Të gjithë në të njëjtën kohë”, i cili fitoi deri në shtatë çmime Oscar.

Me atë rast ai ka qenë i ftuar në emisionin “Katie Feng Show” në rrjetin televiziv MSNBC. Në një moment, Feng e pyeti nëse familja e tij ishte krenare. Por aktori u kundërpërgjigj duke e pyetur nëse babai i saj kishte mundësi ta shihte atë si gazetaren e vetme me origjinë aziatike që kishte një shfaqje televizive me emrin e saj. Menjëherë, pas kësaj pyetje, gazetarja shpërtheu në lot.

“Jo, në të vërtetë kam filluar të qaj që kur më pyete, ai vdiq nga Alzheimer dhe Dementia Leëy Body në Ditën e Babait 2019,” tha Feng.

james hong katie feng

Sondazh

Poll