Bota

Ryand Reynolds dhe Blake Lively mbështesin skuadrën e grave të Wrexhams

Ryan Reynolds që prej vitit 2020 është pronar i klubit të futbollit ‘Wrexham’, bashkë me ortakun e tij Rob McElhenney.

27 Mars 2023, 14:02 Nga a.d
Ryand Reynolds dhe Blake Lively mbështesin skuadrën e grave të
Cifti

BRITANI E MADHE- Çifti i aktorëvë hollivudianë Ryan Reynolds dhe Blake Lively, u panë në ambientet e stadiumit ‘The Racecourse Ground’, duke brohoritur për gratë lojtare të klubit të futbollit ‘Wrexhams’, raporton BBC.

Ryan Reynolds që prej vitit 2020 është pronar i klubit të futbollit ‘Wrexham’, bashkë me ortakun e tij  Rob McElhenney. Dy ortakët u panë teksa brohorisnin për skuadrën e grave, të cilat fituan me rezultatin 2-1 kundër skuadrës  ‘Connah's Quay Nomads’.

Nuk kishte si të mungonte partnerja në jetë dhe punë e Reynolds, aktorja hollivudiane Blake Lively. Ylli i serialit ‘ Gossip Girl’ po ecte rreth fushës kur një nga fansat i kërkoi të thoshte diçka në video për të dashurën e tij.  “Çkemi Stefani! Ndahu nga ai!- tha ajo duke qeshur. Videoja u bë virale pasi u postua nga fansi në platformën Twitter.

Ndeshja u ndoq nga një numër rekord prej 9,511 spektatorësh duke thyer rekordin e mëparshëm për ndeshjet e grave që ishte  5,175 për skuadrën e Cardiff City, tetorin e shkuar.

Lori Roberts, drejtoresha e Shoqatës së Futbollit të Grave për  Uellsit tha që pjesëmarrja ishte ‘e pabesueshme’.  “Thjesht thekson sa e rëndësishme është t’i japësh këtyre vajzave platformën që ato meritojnë.”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Gemma Owen, drejoreshë e klubit të futbollit për gra ‘Wrexhams’, tha se dy pronarët e klubit Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney kanë dhënë suportin e tyre maksimal për skuadrën e grave.  

“Ne zakonisht kemi turma shumë të mira për rangun e dytë, por nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e kishte menduar se do arrinte këtë nivel.”- tha Owen.

ryanreynolds blakelively

Sondazh

Poll