Bota

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Këto komente Kurti i bëri pas homazheve tek lapidari i masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë.

27 Mars 2023, 12:48 Nga I.A
Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë. Këto komente Kurti i bëri pas homazheve tek lapidari i masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë.

Këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari duke u përulur e përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjatë, për siguri për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxirren para drejtësisë. Sipas tij, tha se vetëm në këtë mënyrë do të fillojë rehabilitimi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxirren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, ku dihet se viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi e mbarë shoqëria jonë”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll