Bota

Dyshohet se ka spiunuar Rusinë, Polonia vë në pranga të riun, rrezikon 10 vite burg

Prokurorët në Gdansk përgjegjës për çështjet ushtarake thanë se i huaji, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pranoi se i kishte kaluar informacione të ndjeshme inteligjencës ruse.

27 Mars 2023, 14:44 Nga a.l
Dyshohet se ka spiunuar Rusinë, Polonia vë në pranga të
Foto ilustruese

POLONI- Një shtetas i huaj i dyshuar për spiunazh për Rusinë është arrestuar nga autoritetet në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se ai do të qëndrojë në paraburgim për 3 muaj derisa të përfundojë një hetim. 

Prokurorët në Gdansk përgjegjës për çështjet ushtarake thanë se i huaji, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pranoi se i kishte kaluar informacione të ndjeshme inteligjencës ruse. Zëdhënësja Grazyna Wawryniuk tha se, i dyshuari ka qenë në Poloninë anëtare të Bashkimit Evropian që nga janari dhe ka mbledhur informacion mbi infrastrukturën kryesore dhe procedurat e sigurisë në veri të vendit.

Terminali i gazit dhe portet kryesore të Polonisë ndodhen në veri. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari rrezikon 10 vjet burg.  Ky është i fundit në një numër arrestimesh të individëve të dyshuar për spiunazh për Rusinë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska më 24 shkurt 2022. Polonia ka mbetur një mbështetëse e vendosur e Kievit.

spiunazh ne poloni

Sondazh

Poll