Aktualitet

Grabitje si nëpër filma tek “Casa Italia”/ Me pistoletë tek koka, dy hajdutët i marrin makinën çiftit të dashnorëve

25 Shtator 2019, 06:31 Nga DOSJA
Grabitje si nëpër filma tek “Casa Italia”/ Me

TIRANË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në  autostradën Tiranë-Durrës pranë “Casa Italia”.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një çift nën kërcënimin e armës dhe më pas iu kanë marrë makinën tip ‘Fiat’.

Edhe pse nën kërcënimin e armës, burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

Nën presion, çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina duke ia lënë atë dy grabitësve, të cilët u larguan në drejtim të Elbasanit. Në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar, duke u larguar me shpejtësi në mesin e errësirës. Një patrullë policie i është vënë në ndjekje, por nuk ka mundur të lokalizojë vendodhjen e automjetit tip “Fiat”.

Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja. Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit janë duke bashkëpunuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që arritën të grabisnin makinën, ku ishin duke kryer marrëdhënie seksuale çifti i të dashuruarve tek zona e “Caza Italia” në Tiranë.

Pas lajmërimit nga çifti për ngjarjen, Policia nisi menjëherë krehjen e zonës duke ngritur puka të shumta në kryeqytet por pa mundur t’i arrestojë autorët.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e tyre dhe për zbardhjen e grabitjes së ndodhur. 

k.m/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet çifti në tiranë grabitje me armë në autostradën tiranë-durrës grabitet çifti në tiranë grabitje me armë në autostradën tiranë-durrës

Sondazh

Poll