Bota

Ripunohen romanet e Agatha Christie

"The Guardian" shkruan se misteret e Hercule Poirot dhe Miss Marple, të shkruara midis viteve 1920 dhe 1976 janë ripunuar për t'i hequr gjuhën dhe përshkrimet që audienca moderne i konsideron fyese.

26 Mars 2023, 17:27 Nga k.m.

 

Ripunohen romanet e Agatha Christie
Agatha Christie

 

BRITANI E MADHE- Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën fyese. "The Guardian" shkruan se misteret e Hercule Poirot dhe Miss Marple, të shkruara midis viteve 1920 dhe 1976 janë ripunuar për t'i hequr gjuhën dhe përshkrimet që audienca moderne i konsideron fyese.

Redaktimet janë bërë lidhur me përkatësinë etnike, për shembull përshkrimi i një personazhi si "i zi", "çifut" ose "cigan". Po ashtu, është hequr fjala "temperamenti indian" duke u zëvendësuar me "oriental".

Aktualisht "Agatha Christie Limited" është një kompani e drejtuar nga stërnipi i autores, James Prichard dhe është kontaktuar për një koment, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Dame Agatha Mary Clarissa Christie, Lady Mallowan, DBE ishte një shkrimtare angleze e njohur për 66 romanet e saj detektive dhe 14 koleksionet e tregimeve të shkurtra, veçanërisht ato që rrotullohen rreth detektivëve imagjinar Hercule Poirot dhe Miss Marple. Ajo shkroi rreth 75 romane, duke përfshirë 66 romane detektive dhe 14 koleksione me tregime të shkurtra. Christie është ndoshta shkrimtarja më e famshme e zhanerit mister në botë dhe është një nga romancieret më të suksesshme të të gjitha kohërave.

agatha christie

Sondazh

Poll