Bota

Gjermania 'e paralizuar' nga nesër/ Fillon greva më e madhe në 30 vitet e fundit, bllokohen trenat, avionët dhe transporti publik

Greva më e madhe në tre dekada do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen.

26 Mars 2023, 15:55 Nga a.l
Gjermania 'e paralizuar' nga nesër/ Fillon greva më e madhe
Protesta në Gjermani

GJERMANI- Nga nesër udhëtimet nga ajri dhe toka në Gjermani do të bllokohen, poashtu edhe transporti publik, pasi pritet që mesantës e të hënës të nisë greva më e madhe e parë në 30 vitet e fundit, në kryeqytet dhe zona të tjera. Greva më e madhe në tre dekada do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen. Mediat e huaja raportojnë se të hënë trenat nuk do të lëvizin pothuajse fare, vetëm ai në Berlin do të funksionojë nga aeroporti. Transporti publik duhet të ndalojë gjithashtu në shtatë nga gjashtëmbëdhjetë provincat. 

Një grevë e tillë paralajmëruese është thirrur nga dy sindikata të rëndësishme, Sindikata e punonjësve të hekurudhave dhe punonjësve të transportit (EVG) dhe Sindikata e Shërbimit Verdi. Kreu i sindikatës gjermane “Verdi”, Frank Werneck tha sot se greva masive e planifikuar për të hënën është çështje mbijetese për mijëra njerëz.

Njerëzit jo vetëm që paguhen pak, por edhe janë të mbingarkuar pa shpresë”, tha Werneke. 

Sindikatat duan paga më të larta në funksion të rritjes së çmimeve, si dhe kushte më të mira pune për rreth 2.7 milionë punonjës në sektorin publik dhe aktivitetet e transportit. Një raund i ri negociatash fillon nesër. “Verdi” kërkon 10.5 për qind më shumë për nëpunësit publikë, pagat e të cilëve janë të barabarta me pagat e shumë punonjësve në aeroporte apo transport publik, por që rritja minimale të jetë 500 euro në muaj bruto. 

proteste ne gjermani

Sondazh

Poll